LAJMI I FUNDIT:

“Air France-KLM”, merr 25 për qind të “Alitalia”-s

“Air France-KLM”, merr 25 për qind të “Alitalia”-s

“Air France-KLM”, është kompania më e madhe ajrore botërore për bartjen e udhëtarëve. Kompania ka mbi 104.000 të punësuar dhe më 30 shtator ka pasur 620 aeroplanë, të cilën fluturojnë në 250 linja. Gjate vitit 2007-2008, “Air France-KLM” ka realizuar qarkullim prej 24,1 miliardë euro.

Këshilli drejtues i kompanisë ajrore italiane “Alitalia” ka pranuar ofertën e “Air France-KLM”, për marrjen e 25 për qind të “Alitalia”-s dhe të bëhet partneri i saj ndërkombëtar. Me këtë ka dështuar përpjekjet e prefektes së Milanos, Letizia Morati, e cila ishte angazhuar për partneritetin ndërmjet “Alitalia” me “Lufthanza”-n gjermane, por prefektja e Milanos ka pohuar se është në dijeni që “Lufthanza” ka dhënë ofertën.

Sipas mediave,drejtuesit e “Air France-KLM” kanë miratuar ofertën javën e kaluar, por kompania franko-holandeze nuk i ka bërë të ditura detajet e ofertës.