LAJMI I FUNDIT:

Ivanoviq: Nuk do të bllokohen mallrat nga Serbia

Ivanoviq: Nuk do të bllokohen mallrat nga Serbia

Ai ka shtuar se një vendim i tillë do të ishte i "hap i pa menduar", nga i cili do ta pësonte më shumë pala kosovare.

Sekretari shtetëror në ministrinë e Serbisë për Kosovë, Oliver Ivanoviq ka deklaruar se Qeveria e Kosovës pavarësisht kërcënimeve nuk do të bllokojë mallrat nga Serbia.

"Kjo nuk është politikë zyrtare e Prishtinës, por e disa politikanëve që kështu testojnë se cili do të ishte reagimi", ka thënë Ivanoviq, pasi sipas tij nga ndalimi i hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë do të humbasin të dy palët, ndërsa do të përfitonin ndërmjetësuesit.

Ekspertë të ekonomisë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndalohet hyrja e mallrave në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, pasi të njëjtat vende për më shumë se një muaj nuk po lejojnë hyrjen në këto vende të prodhimeve të Kosovës.