LAJMI I FUNDIT:

Rroga mesatare në Rumani arrin 360 euro

Rroga mesatare në Rumani arrin 360 euro

Rroga mesatare neto në Rumani në nëntor arrinte 1.361 lei, ose rreth 360 euro, lajmëroi Instituti Nacional për Statistikë.

Kjo krahasuar me muajin paraprak paraqet rritje prej 2,6 për qind.

Rroga mesatare bruto e paguar në nëntor arrinte 1.844 lei, ose 488 euro, që është për 2,7 për qind më shumë në krahasim me tetorin.

Rritja reale e rrogave në Rumani në nëntor të vitit 2008 në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak arrin 13,7 për qind.