LAJMI I FUNDIT:

Rikthet në prodhim B2, stabilizohet energjia

Rikthet në prodhim B2, stabilizohet energjia

Viktor Buzhala, zëdhënës në KEK tha se ekipet e ekspertëve të KEK-ut kanë arritur që në një kohë shumë të shkurtër të evitojnë problemin e furnizimit me qymyr të TC “Kosova B”, që ishte paraqitur në orët e para të së hënës.

“Problemi kishte ardhur si pasojë e dështimit të makinave të kombinuara (dështimi i elektronikës së tyre) që bëjnë furnizimin me qymyr nga deponia për në termocentral, si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, sidomos gjatë natës së kaluar”, tha Buzhala, duke shtuar se në deponi ka rezerva të qymyrit që mjaftojnë për më tepër se një muaj.

Buzhala theksoi se njësia B1 nuk është ndalur fare së prodhuari, ndërsa pas disa orësh ka filluar të prodhojë sërish me kapacitet të plotë, ndërkaq edhe njësia B2 është stabilizuar në ora 16:00, meqë ishte vazhdimisht në gjendje gatishmërie me gjenerator të ndezur.