LAJMI I FUNDIT:

Ashpërsohen reduktimet e energjisë, B2 jashtë funksionit

Ashpërsohen reduktimet e energjisë, B2 jashtë funksionit

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut tha se problemet në gjenerator janë shkaktuar për shkak të ftohtit, ndërsa theksoi se problemet pritet të rregullohen brenda orëve.

Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), njoftuan për KosovaLive se të hënën janë ashpërsuar reduktimet e energjisë elektrike, pasi që blloku B2 i Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit për shkak të problemeve në gjenerator.

Buzhala njoftoi se reduktimet e energjisë elektrike janë të ashpërsuara dhe pa ndonjë orar të caktuar për kategoritë A, B,C. /Telegrafi/