LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen realizoi shitje rekorde në vitin 2008

Volkswagen realizoi shitje rekorde në vitin 2008

Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen lajmëroi se në vitin 2008 realizoi shitje rekorde edhe përkundër krizës botërore ekonomike.

E plotësuam premtimin. Grupacioni Volkswagen në vitin 2008 furnizoi më shumë makina se kurdo më parë", deklaroi kryetari i Drejtorisë së kompanisë Martin Winterkorn në Panairin ndërkombëtar për makina në Detroit.

Folksvagen vitin e kaluar shiti 6,23 milionë makina, që është për 0,6 për qind më shumë në krahasim me vitin 2007.

Shitje veçanërisht e suksesshme e makinave është shënuar në SHBA, lajmëroi Winterkorn.