LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon kontrabandimi i cigareve, pijeve alkoolike dhe naftës

Vazhdon kontrabandimi i cigareve, pijeve alkoolike dhe naftës

Vlera e mallrave të konfiskuara në këtë rajon gjatë vitit 2008 është mbi një milion euro.

Vazhdon kontrabandimi i mallrave në veri të vendit për shkak mos-ushtrimit të autoritetit të duhur doganor dhe për mosekzistimin objektit në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë. Zyrtarë të Njësitit antikontrabandë të Doganave të Kosovës thonë se mallrat që më së shumti futen ilegalisht në ketë pjesë janë cigaret, pijet alkoolike dhe nafta.