LAJMI I FUNDIT:

BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza

BB paralajmëron Shqipërinë: Kujdes nga kriza

Banka Botërore paralajmëron prekjen e Shqipërisë nga kriza e rëndë globale financiare.

Përfaqësuesja e këtij institucioni në Tiranë, Camille Nuamah, në një prononcim dhënë dje për agjencinë e lajmeve ekonomike, ‘Emportal’, ka sugjeruar kësisoj një sërë masash për qeverinë shqiptare.

Mes të tjerash, ajo ka veçuar dy sugjerime konkrete, respektivisht forcimin e politikave të duhura fiskale si dhe mbështetje më të madhe buxhetore ndaj shtresave të varfra.

“Ne e kemi thënë me kohë, që Shqipëria do të përfshihet nga ndikimet negative të krizës globale, por ajo që nuk dimë me saktësi janë sektorët që do të preken dhe kohëzgjatja e kësaj situate, ndaj edhe qeveria shqiptare duhet të forcojë politikat fiskale për përballimin e kësaj situate”, – apelon Nuamah.


Brenda të njëjtit kontekst, ajo sqaron se “të parët që do ta ndiejnë krizën globale financiare do të jenë të varfrit. Shenjat e para kanë filluar.

Ne pamë rënien e dërgesave nga emigrantët, të konsumit dhe të eksportit”, – shprehet përfaqësuesja e Bankës Botërore.