LAJMI I FUNDIT:

Daimler shkurton kohën e punës për dhjetëra mijëra punëtorë

Daimler shkurton kohën e punës për dhjetëra mijëra punëtorë

Koncerni i automobilëve Daimler duke filluar nga dita e sotme do të shkurtojë kohën e punës për dhjetëra mijëra punëtorë të tij në Gjermani. Përballë krizës në tregun e shitjeve Daimler ka vendosur që në fabrikën e tij më të madhe në Gjermani, Sindelfingen, të punohet vetëm katër ditë në javë deri në muajin prill.

Pjesërisht do të ketë edhe ndërprerje të plotë të prodhimit. Shkurtime të kohës së punës do të ketë edhe në fabrika të tjera të Daimlerit në Gjermani. Edhe Volkswagen nuk përjashton më punën me orar të shkurtuar për shkak të krizës ekonomike.