LAJMI I FUNDIT:

Ukraina, transiti i gazit rus pa kushte

Ukraina, transiti i gazit rus pa kushte

Protokollin për monitorimin e dërgesës së gazit natyror nga Rusia drejt Evropës, Ukraina e nënshkroi pa kurrfarë kushtesh, bëri të ditur burim nga delegacioni i "Gazprom"-it në Kiev.

"Nënshkrimi i kësaj marrëveshje nga Ukraina do të lejojë të ripërtërihen dërgesat e gazit rus drejt Evropës pa deklaratën shtesë, me të cilën Moska nuk pajtohet", theksohet në kumtesën e "Gazprom"-it.

Delegacioni i kompanisë ruse ka marrë pjesë në mëngjesin e ditës së sotme në negociatat në Kiev, pas çfarë pala ukrainase i ka nënshkruar "Rregullat për monitorim të transitit të gazit natyror përmes "Ukrainës" pa kurrfarë rezervash", shtohet në komunikenë.

Rusia dje refuzoi t’i ripërtërijë dërgesat e gazit për Evropë, pasi që Ukraina shtoi se deklarata shtesë rreth nënshkrimit të marrëveshjes nga Moska, në të cilën pala ruse u kundërshtua.