LAJMI I FUNDIT:

Moskë-Brukel, firmoset marrëveshja për gazin

Moskë-Brukel, firmoset marrëveshja për gazin

Evropa mund të marrë frymë lirisht, pasi kriza e gazit që u shkaktua nga mosmarreveshjet mes Rusisë eksportuese dhe Ukrainës nga ku kalonin tubacionet furnizuese, ka marrë fund.

Moska dhe Brukseli kanë firmosur një marrëveshje të përbashkët që parashikon kalimin tranzit të gazit nga Ukraina për në pjesën më të madhe të kontinentit të vjeter. Lajmin e bën të ditur zv/kryeministri rus, Igor Secin.

Prej katër ditësh Evropa po vuante nga mungesa e theksuar e gazit, pasi Rusia vendosi ndërprerjen e përkohshme të furnizimit për shkak të mosmarreveshjeve me Ukrainën.

Vetëm gjatë orëve të fundit, gjigandi i furnizimit me gaz, Gazprom, denoncoi presidentin ukrainas Viktor Yushenko, si shkaktar të bllokimit të firmosjes së marreveshjes për dërgimin e vëzhguesve, që do të monitorojnë kalimin e gazit rus përmes Ukrainës.