LAJMI I FUNDIT:

Shteti si bankier – Commerzbank shtetëzohet pjesërisht

Shteti si bankier – Commerzbank shtetëzohet pjesërisht

Nën presionin e krizës financiare shteti po merr një pjesë të kapitalit tek Commerzbank. Në këtë mënyrë për herë të parë shteti bëhet pjesëmarrës direkt në një banke të madhe private në Gjermani.

Fondi shtetëror bankar i vë në dispozicion institutit të dytë financiar gjerman një injeksion kapitali prej dhjetë miliardë eurosh, për të siguruar fuzionimin e Dresdner Bank në Commerzbank dhe për të përballuar kriza të tjera eventuale.

Si kompensim shteti merr 25% të kapitalit dhe një aksion plus në Commerzbank. Federata fiton kështu një të drejtë vetoje në vendimet e rëndësishme dhe në asamblenë e përgjithshme të bankës së madhe.

Në kohën që u komunikua kjo risi, shumë punonjës të bankave të Frankfurtit sapo kishin përfunduar ditën e punës. Reagimet ishin të ndryshme. Disa ishin të kënaqur nëse punonjësit nuk humbisnin vendin e punës, por shumica e prisnin futjen e shtetit në kapital.


Fuzionimi Dresdner dhe Commerzbank doli më i vështirë se sa pritej

Probleme solli fuzionimi me Dresdner Bank. Ekspertët thonë, se Commerzbank e ka mbingarkuar veten me këtë. Gazetat njoftuan se pas fuzionimit, instituti i ri nuk kishte mundur ta mbajë kuotën e vet të kapitalit të përcaktuar prej tetë përqind.

Tani fondi i posaçëm për stabilizimin e tregut financiar vë në dispozicion një kapital shtesë të vetin prej 10 miliardë eurosh. Ndërsa shteti merr 25 përqind të kapitalit plus një aksion.

Shefi i Commerzbank Martin Blessing: "Ne sigurisht që kemi parë luhatje të rënda në të gjitha tregjet financiare në tremujorin e fundit. Por ne si Commerzbank edhe me marrjen e Dresdner Bank duam të ndërtojmë një bankë shumë të fortë për Gjermaninë. Dhe në interes të stabilitetit kemi vendosur që ta bëjmë këtë hap."

Shefi i Commerzbank Martin Blessing që në nëntorin e vitit të kaluar banka e drejtorit Blessing kishte marrë nga fondet një injeksion financiar prej tetë miliardë eurosh. Megjithatë Commerzbank do ta marrë komplet Dresdner Bank ditët e ardhshme, shtoi Blessing. Klientët nuk duhet të shqetësohen. Për firmat do të vëmë edhe më tej në dispozicion kredi të sigurta.

Shqetësim i qeverisë ishin kreditë për ekonominë

Një shqetësim i madh i qeverisë ishte bllokimi i dhënies së kredive. Ministri i ekonomisë, Michael Glos, është tani i lehtësuar.

"Me këtë tani është fare e qartë se ne kemi një bankë tjetër të madhe të fuqishme, që është edhe më shumë në gjendje, të japë kredi për ekonominë prodhuese. Nisur nga fakti që edhe federata ka një pjesë, kjo bankë mund të rifinancohet në tregje me më leverdi se më parë."

Qendra e bankës në Frankfurt

Edhe Klaus-Peter Müller, shef i këshillit drejtues të Commerzbank, e përshëndet ndihmën e shtetit. Kështu Commerzbank është e forcuar për konkurrencën ndërkombëtare:

"Banka si mbështetëse shumë e rëndësishme, sidomos për sipërmarrjet e mesme gjermane, është tani e përgatitur, për t´i bërë ballë edhe pengesave në të ardhmen, n.q.se do të ketë të tilla, për këto njeriu duhet të jetë i përgatitur dhe i pajisur fort."

Për këtë shteti në të ardhmen duhet të kontrollojë me saktësi menaxherët e Commerzbank. Me paketën e saj të aksioneve federata fiton një të drejtë vetoje në asamblenë e përgjithshme të bankës. Si rrjedhojë shteti ka të drejtën e fjalës, kur të merren vendime të rëndësishme.