LAJMI I FUNDIT:

Obama ul tatimet për 1.000 dollarë

Obama ul tatimet për 1.000 dollarë

Obama në fjalimin e mbajtur mbrëmë në shtetin federal Virgjinia paralajmëroi se do të propozojë ulje tatimore prej 1.000 dollarë për familjet punëtore në SHBA dhe do ta përmirësojë efikasitetin energjetik të miliona shtëpive amerikane.

"Që t’i nxisim njerëzit të shpenzojmë sërish, 95 për qind e familjeve punëtore do të fitojnë lehtësim tatimor prej 1.000 dollarë.Kjo është etapa e parë e zvogëlimit të tatimit për shtresën e mesme, që e premtova në fushatën presidenciale, dhe e cila do të kyçet në buxhetin e ardhshëm", deklaroi Obama.