LAJMI I FUNDIT:

Gazprom rifillon furnizimin e gazit

Gazprom rifillon furnizimin e gazit

Dokumenti për krijimin e mekanizmave për kontroll ndërkombëtar mbi tranzitimin e gazit rus përmes Ukrainës, do të firmoset sot, pas së cilës menjëherë do të rifillojë furnizimi i gazit. Këtë sot e deklaroi shefi i Gazprom-it, Aleksej Miler

"Konsiderojmë se gjatë ditës së sotme do të firmoset një marrëveshje për krijimin e mekanizmit të pavarur ndërkombëtar për sigurimin e tranzitit të gazit rus përmes territorit të Ukrainës dhe menjëherë do t`i rifillojmë furnizimet", deklaroi Miler në qytetin rus Soçi, ku u takua me kryetarin rus Dmitri Medvedev.

Vendet evropiane disa ditë me radhë përballen me mungesë të gazit rus, gjë që seriozisht u reflektua mbi amvisëritë dhe kompanitë gjatë periudhës së temperaturave dukshëm të ulta.