LAJMI I FUNDIT:

Trekëndëshi, Prishtinë – Tiranë – Shkup nënshkruajnë Memorandum të bashkëpunimit ekonomik

Trekëndëshi, Prishtinë – Tiranë – Shkup nënshkruajnë Memorandum të bashkëpunimit ekonomik

Në prani të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi dhe Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, të premten është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është avancimi i bashkëpunimit ekonomik i cili do të kontribuon edhe në stabilitetit politik, social dhe i ofron interesat e një populli të ndarë.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit kryetari i OEK-së, Besim Beqaj është shprehur se, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë për obligim dhe detyrë primare që me punën dhe aktivitetet e tyre të avancojnë format e bashkëpunimit.

“Këto forma të bashkëpunimit duhet të jenë jo vetëm në aspektin e këmbimit tregtar, me të cilin për fat të keq nuk kemi arsye të krenohemi, por këtë bashkëpunim ta ngrisim në forma moderne qoftë përmes investimeve të përbashkëta, implementimin e projekteve të ndryshme në formë të përbashkët, ngritje të kapaciteteve profesionale dhe edukuese, harmonizimin e legjislacionit, përmirësimin e infrastrukturës fizike”.


Beqaj po ashtu ka vlerësuar se homologët nga Shqipëria, kanë një gatishmëri të madhe për bashkëpunim të ndërsjellët dhe për një reciprocitet.

“Kosova është në një moment sfidues përballë gjetjes së mënyrës për krijim të një reciprociteti të mirëfilltë me vendet nënshkruese të marrëveshjes CEFTA. Sjellja e Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës që nuk pranojnë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës si duket do të na obligoj që të zbatojmë parimin e reciprocitetit dhe në këtë mënyrë do të përdorim masa për ndalimin e importit të mallrave dhe shërbimeve nga këto vende. Në këtë drejtim Shqipëria do të luaj një rol të rëndësishëm në minimizimin e pasojave nga kjo sfidë”.

Sipas tij arteria që do ta lidhë Kosovën me Shqipërinë pra Auto rruga Durrës-Kukës-Morinë është në përfundim dhe se duhet përgatitur komunitetin e biznesit kosovar që të shfrytëzojë ketë përparësi sa më mirë.

“Njëkohësisht kjo do të bënë të mundur realizimin e premtimit të mëhershëm të Qeverisë Shqiptare për shfrytëzimit të portit të Shëngjinit, si portë të ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës".

Kreu i OEK-se po ashtu ka deklaruar se kanë vendosur një formë te reciprociteti ku në Oden Ekonomike të Kosovës do të hapet Zyra e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë nga Tirana dhe po ashtu në Tiranë në DHTI do te hapet Zyra përfaqësuese e OEK-ut, dhe e tërë kjo me qëllim të avancimit te bashkëpunimit dhe dhënien e informatave te nevojshme për komunitetin e biznesit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)

Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)

Bau mik i Tokës

Bau mik i Tokës

Kalo në kategori