LAJMI I FUNDIT:

Telefonatat 6 orëshe bllokojnë sistemin e Vala-s

Telefonatat 6 orëshe bllokojnë sistemin e Vala-s

Produkti i ri, "Vikendi 1 Euro" i lansuar së fundi nga operatori mobil Vala thuaj se po shkatërrohet nga vet konsumatorët, të cilët me thirrjet e tyre të stërgjatura po ndikojnë në blllokimin e sistemit dhe një gjë e tillë po ndodh pikërisht gjatë vikendit kur edhe aktivizohet ky produkt.

Përveç se ky produkt me vetëm një numër shfrytëzohet nga një familje disa anëtarëshe janë edhe raste të tjera ku disa konsumatorë kanë biseduar pa ndërprerë me anë të këtij produkti deri në gjashtë orë. Kjo ka bërë që "Vala" të shqyrtojë si opsion që numrat të cilët marrin këtë paketë, për çdo thirrje pas 15 minutash, të kenë një ndërprerje.

Zyrtarë të Post Telekomit të Kososvës (PTK) megjithëse kanë pranuar se disa konsumatorë kanë keqpërdorur këtë produkt, njëherësh kanë deklaruar për Telegrafi.com se, "Vikendi 1 Euro" është parapëlqyer shumë nga konsumatorët dhe se rezultat e para financiare janë shumë të mira.

"Operatori mobil ‘Vala’ ka testuar me sukses produktin e ri ‘Vikendi 1 Euro’ gjatë dy vikendeve të kaluara. Nga këto testime ka dalë se ky produkt është parapëlqyer shumë nga konsumatorët tanë", ka pohuar Menduh Abazi, kryesues i Departamentit për komunikime në Koorporatë. Ai po ashtu tha se fakti se produkti është parapëlqyer nga konsumatorët vërteteohet me atë se gjatë këtyre dy vikendeve kanë pasur mijëra kërkesa për aktivizimin e këtij produkti.


"Si pasojë janë shkaktuar edhe ngarkesa të mëdha në rrjet, po për shkak të përdorimit të madh të këtij produkti, ngarkesa të cilat kanë shkaktuar edhe disa vështirësi në komunikim tek konsumatorët tanë".

Abazi po ashtu ka deklaruar se rezultatet e para financiare nga ky produkt janë shumë të mira, dhe kjo i obligon që të vazhdojnë me hedhjen në treg edhe të produkteve tjera.

"Një gjë tjetër që është vërejtur gjatë këtyre dy vikendeve është fakti se disa konsumatorë edhe kanë keqpërdorur ketë produkt – duke biseduar pandërprerë me orë të tëra, çka ka qenë një ngarkese tjetër në rrjetin tonë. Me gjithë këtë ne do të vazhdojmë të befasojmë konsumatorët tanë duke ju ofruar produkte innovative dhe konkurruese në treg". /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori