LAJMI I FUNDIT:

17 milionë euro për komandë qendrore dhe monitoruese të energjisë

17 milionë euro për komandë qendrore dhe monitoruese të energjisë

KOSTT dhe konzorciumet Energoinvest/Areva dhe Areva/Komtel kanë nënshkruar kontratën për projektin kapital - Sistemi komandues dhe monitorues SCADA/EMS dhe Telekomi.

Të pranishëm në ceremoninë solemne ishin Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, zv.Ministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha, këshilltari ekonomik i ambasadës franceze në Kosovë Bruno Zimmer, si dhe përfaqësueses të implementuesve të projektit.

Projekti kapital në vlerë totale prej 17.2 milionë Euro, është financuar plotësisht nga Buxheti i Kosovës. Implementimi i projektit do të fillojë në muajin Janar të vitit 2009, dhe në total do të zgjasë 33 muaj.

Me projektin për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues-SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.


Drejtori Menaxhues i KOSTT, Fadil Ismajli, duke folur për rëndësinë e projektit, theksoi se “me realizimin e këtij projekti përmbushen kushtet për anëtarësimin e KOSTT në UCTE (Organizata për Koordinimin e Transmisionit të Energjisë Elektrike në Evropë) si dhe organizatat e tjera pasuese të themeluara për punë sinkrone të sistemit evropian”.

Po ashtu, ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, foli mbi rëndësinë që ka zhvillimi i rrjetit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë për ti paraprirë zhvillimit të mëtutjeshëm të gjenerimit të energjisë elektrike, sidomos me ardhjen e Termocentralit të ri Kosova e Re. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori