LAJMI I FUNDIT:

Defekti në linjë, lë gjysmën e Kosovës pa energji elektrike

Defekti në linjë, lë gjysmën e Kosovës pa energji elektrike

Një pjesë e madhe e Kosovës, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaj, Istogu dhe një pjesë e Pejës, kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e defektit në transmisionin e KOSTT-it, në linjën 110 kilovoltëshe, e cila çoi në rënjen e menjëhershme të dy blloqeve të termocentralit Kosova A.

“Blloku A5 është kthyer në sistemi ndërsa në A3 si pasojë e defektit ka pasur rrjedhje të madhe në kazan. Do të duhet disa ditë për ta riaftësuar bllokun për punë”, tha zëdhënsi i KEK-ut, Viktor Buzhala.

Defekti ka ndodhur rreth orës 10; 30 minuta ndërsa sipas zëdhënsi Buzhala, KEK-u është duke parë mundësin e furnizimit të kunsumatorëve përmes stabilimenteve të veta.

‘Nuk ka problem rreth energjisë elektrike por defekti ka ndodhur në linjën transmetuese të energjisë. KOSTT do të njoftojë së shpjeti lidhur me problemin dhe mundësit për eleminimin e tij", tha ai.


Sipas KOSTT problemi është shkaktuar nga një prishje në stabilimentet e Nënstacionin 220/110 kV Kosova A, gjë që ka rezultuar me daljen nga puna të Transformatorit të parë 220/110 kV në Kosovë, i cili është i vjetër mbi 45 vite.

"Fillimisht problemi është dukur më i madhë se sa në të vërtetë ka qenë, por zjarri i vogël që është shkaktuar është lokalizuar shumë shpejt dhe gjasat për të marrë përmasa më të mëdha janë eliminuar’, thuhet ne komunikaten e kesaj kompanie.

Supozohet se prishja ka ndodhur në izolimin përshkues të transformatorit, e cila ka rezultuar me një zjarr të vogël, por me intervenimin e shpejtë të zjarrëfikësve dhe ekipeve të KOSTT-it është lokalizuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori