LAJMI I FUNDIT:

Minierat në Maqedoni para mbylljes

Minierat në Maqedoni para mbylljes

Të gjitha minierat në Maqedoni për metale të ngjyrosura janë para mbylljes, gjë që paraqet rrezik të hapur që rreth 2.500 minatorë të hasen në rrugë.

Siç shkruan "Utrinski vesnik", fati i minierës së vetme për bakër dhe ari "Buçim", ku para do kohë u vendos të ndërpritet prodhimtaria në një kohë të pacaktuar, shumë shpejtë do t`i gjejë edhe minierat "Sasa" , "Zletovë" dhe "Toranicë".

Këtë, siç shkruan gazeta, e pohojnë ekspertët nga të gjitha këto miniera, ndërsa vetëm në "Sasa" për problemin e ri flasin haptazi.

Krahas çmimeve enorme të ulta të bakrit, plumbit dhe zingut, tani për rrezikun real që të gjitha minierat të mbyllen ndikon edhe kërkesa e zvogëluar e plumbit dhe zingut, që javën e fundit, si dhe kërkesa e bakrit, ka qenë tërësisht e ndërprerë.


Sipas një përfaqësuesi të "Sasa"-s konsumi i metaleve është ndalur kudo në botë. Shkritoret paralajmërojnë se më nuk do të pranojnë koncentrate, meqë nuk kanë kujt t`ia shesin metalet, ndërsa edhe çmimet e tanishme nuk u sjellin kurrfarë fitimi.

Plumbi dhe zingu më së shumti shpenzohen në industrinë automobilistike, e cila është në krizë të madhe. Shitja e automobilave është zvogëluar në mënyrë dramatike, fabrikat përjashtojnë dhjetëra mijëra të punësuar. Kjo e bën reale mundësinë që "Sasa" së shpejti të mbylli minierën, edhe përkundër faktit që edhe me çmimet e tanishme të ulta ka ekonomi të vogël në të punuarit.

"Parashikimet na japin shpresë se së shpejti diçka mund të përmirësohet", shprehet Maksim Prohorov, drejtor për investime dhe zhvillim në këtë minierë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori