LAJMI I FUNDIT:

Bush ofron 13,4 mld $ për industrinë e makinave

Bush ofron 13,4 mld $ për industrinë e makinave

Presidenti Bush ofroi një kredi qeveritare të menjëhershme prej 13,4 miliard dollarësh për të ndihmuar kompanitë amerikane të makinave që ndodhen në vështirësi.

Ai premtoi se më vonë do të jepen edhe 4 miliard dollarë të tjerë.

Kompanitë General Motors dhe Chrysler kanë qenë në bisedime me administratën Bush për të marrë para hua që do t’i ndihmonin këto firma të mbijetonin të paktën në muajt e parë të vitit 2009.

Bisedimet vazhduan pas dështimit të Senatit për të miratuar një paketë shpëtimi javën e kaluar.


General Motors dhe Chrysler po vuajnë pasojat e recesionit global i cili ka çuar në shtrëngimin e kreditit, uljen e kërkesës konsumatore dhe rënien e shitjeve të makinave në nivelin më të ulët prej disa dekadash.

Kompanitë thonë se janë pranë falimentimit. Kjo gjendje e detyroi firmën Chrysler të mbyllë të 30 uzinat e saj për të paktën një muaj.

Tradicionalisht, këto firma i mbyllin uzinat për një farë periudhe gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Por Chrysler tha se mbyllja kësaj here do të jetë më e gjatë për shkak të rënies së kërkesës.

Kompania Ford Motor thotë se nuk ka nevojë për ndihmë të menjëhershme por ka kërkuar një linjë krediti prej 9 miliard dollarësh si pjesë e paketës së shpëtimit që dështoi në Senat.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori