LAJMI I FUNDIT:

Kodi i ri i Akcizave, në të mirë të buxhetit dhe biznesit

Kodi i ri i Akcizave, në të mirë të buxhetit dhe biznesit

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Shërbimi Doganor i Kosovës (SHDK) kanë konstatuar se Kodi i Ri i Akcizave që do të fillojë të zbatohet viti n e ardhshëm është në të mirën e Doganave dhe të biznesit dhe ky kod i plotëson standardet e Bashkimit Evropian.

“Sot ishte një takim shumë i dejtpërdrejtë me ndryshimet që janë bërë në kuadër të Doganave të Kosovës. Ne do të jemi të hapur që të përkrahim biznesin në zhvillimin e tyre profesional dhe të standardizuar”, tha drejtori i Operacioneve dhe të Hyrave në Doganat e Kosovës, Bajram Rexha .

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se janë pajtuar e doganat e Kosovës që të ketë komunikim të drejtpërdrejtë të vazhdueshëm në rast se paraqiten probleme mes doganës.

Ai ka ripërsëritur problemin e eksportit të prodhuesve kosovar, duke kërkuar që në rast bllokimit të vazhdueshëm të këtyre vendeve, qeveria duhet të marrë një vendim.


“Një nga problemet që u parashtruan sot janë ato aktuale çështje e bllokimit të eksportit kosovar në dy vende nënshkruese të CEFTA-s, që janë Serbia dhe Bosnja, dhe Dogana u zotua që është duke punuar në këtë drejtim bashkërisht me qeverinë që të eliminohet ky problem i prodhuesve kosovar, në mënyrë që atyre t’iu mundësohet të eksportojnë në tregun ku kanë qenë duke eksportuar”, tha Shahini.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori