LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të takimit të OPEK-ut, ngrihet çmimi i naftës

Në pritje të takimit të OPEK-ut, ngrihet çmimi i naftës

Nafta sot është shtrenjtuar në bursat botërore në pritjen e takimit ministror të Organizatës të shteteve eksportuese të naftës (OPEK), në të cilin sipas paralajmërimeve pritet që të merret vendimi për uljen e kuotave ditore për prodhimin e energjensit për dy milionë barelë.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në janar është shtrenjtuar për 70 për qind në 44,30 dollarë për barel, pasi mbrëmë para mbylljes së bursës së New York çmimi i saj ra në 43,60 dollarë për barel.

"Brendi" evropian nga Deti i Veriut për dërgesë në shkurt është shtrenjtuar për 85 cent në 47,50 dollarë për barel.

Ndryshe Ministri saudit i Naftës Ali Al Nuajimi dje deklaroi se në takimin e sotëm në Oran, OPEK- u do të marrë vendim për zvogëlimin e prodhimit ditor të naftës për dy milionë barelë.


"Oferta akoma është diçka më e madhe se kërkesa. Prandaj, që të arrihet bilanc do të ketë ulje të prodhimit për rreth dy milionë barelë", ka thënëai.

Nëse realizohet paralajmërimi i këtillë, OPEK-u, i cili i plotëson 40 për qind të nevojave botërore të naftës, do ta zvogëlojë prodhimin ditor 27,3 milionë barelë. OPEK-u gjithashtu u ka bërë thirrje edhe vendeve prodhuese të naftës të cilat janë anëtare të kartelit, para se gjithash Rusinë, ta ndjekin shembullin e saj dhe ta zvogëlojnë prodhimin e naftës.

Analistët vlerësojnë se prodhimi ditor i naftës do të mund të ishte edhe më i vogël nga 27,3 milionë barelët e vërtetuar zyrtarisht, pasiqë disa anëtarë të OPEK-ut do të munden plotësisht të reduktojnë prodhimin me qëllim që të nxisin rritje më të madhe të eneregjensit dhe zmadhimin e të ardhurave të tyre.

Sipas ekspertëve, anëtaret e OPEk-ut kanë planifikuar të ardhura më të mëdha në buxhetet personale nga eksporti i naftës, duke e pasur parasysh se në qershor këtë vit energjensi ka arritur çmim të rekord prej mbi 147 dollarë për barelë, por se vlera e deritanishme të energjensit i ka prishur planet e këtilla.

Njeriu i parë i OPEK-ut, Shakip Helil dje deklaroi se kartelit më së shumti u përgjigjet që nafta të kushtojë ndërmjet 60 dhe 70 dollarë për barel, sepse me çmime më të ulëta se këto disa anëtare të Organizatës punojnë me humbje gjatë prodhimit të energjensit.

Energjensi vlerëson se në OPEK ekziston një frikë se në shkurt nafta do të mund të lirohet madje në 20 dollarë për barel.

Gjithsesi, sipas tij, në kushte të krizës globale ekonomike dhe paraqitjen e recesionit, zvogëlimi i prodhimit nuk është masë e mjaftueshme për të stimuluar rritjen e çmimit të naftës.

OPEK-u në dy herë në shtator dhe nëntor, ka marrë vendime për zvogëlimin e prodhimeve ditore me qëllim ta ndalojë rënien e çmimit të naftës, por masat e këtilla nuk rezultojnë me ndalimin e zbritjes së energjensit.

Ekespertët e më shumë bankave dhe agjensitë analiste parashohin se OPEK-u sot do të marrë vendim për zvogëlimin e prodhimit ditor për 1,5 milionë barelë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori