LAJMI I FUNDIT:

BB: Kujdes vendet e varfra!

BB: Kujdes vendet e varfra!

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zelik, ka paralajmëruar se shtetet e pasura duhet të bëjnë kujdes për të mos shkaktuar edhe më shumë vuajtje në vendet në zhvillim teksa përpiqen të rimëkëmbin ekonomitë e veta të lënduara nga kriza financiare aktuale. Sipas tij vendet e varfra, të cilat tani po përballen me mbylljen e vendeve të punës, janë shumë të ekspozuara ndaj politikave të ndërmarra gjetiu për shpëtimin e tregjeve financiare.

Shtetet e zhvilluara kanë garantuar pjesë të konsiderueshme të borxheve bankare. Ndërkaq, shtetet në zhvillim e kanë të vështirë të hyjnë në tregje e të emetojnë bono thesari si garanci", tha Zelik duke shtuar se është e rëndësishme që vendet në zhvillim të kuptojnë se në një pikë të caktuar do jenë para nevojës së strategjive për tërheqjen e këtyre fondeve garanci ose së paku të jenë në gjendje t‘i mbajnë të disiplinuara.

"Nuk po them se diçka e tillë duhet bërë urgjentisht, por po vërej se në rast të kundërt shtetet në zhvillim do vuajnë pasojat".

Banka Botërore bëri me dije javën e shkuar se kriza financiare që ka përfshirë të gjithë tregjet e globit po peshon rëndë mbi ekonomitë në zhvillim. Parashikimet për rritjen ekonomike në këtë grup janë ulur në 4.5 për qind, ndërkohë që për një vit më parë rritja qe 6.3 për qind.


"Kjo krizë financiare është shndërruar në krizë ekonomike dhe vitin që vjen do të transformohet në krizë papunësie, do të kemi përpara një fazë jashtëzakonisht shumë të vështirë ", tha numri një i institucionit më të madh bankar në rang botëror.

Ai po ashtu ka deklaruar se rimëkëmbja mund të vështirësohej nëse shtetet do t‘i përqendronin përpjekjet brenda kufijve të vet, në kërkim të shpëtimit të ekonomive përkatëse e pa e vrarë shumë mendjen ç‘ndodh me të tjerët.

"Druaj se papunësia, veçanërisht e kombinuar me uljen e çmimeve, mund t‘i çojë shtetet drejt prirjeve proteksioniste”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori