LAJMI I FUNDIT:

Aviokompania MAT, para falimentimit

Aviokompania MAT, para falimentimit

Aero-transportuesi më i madh në Maqedoni, MAT nuk do ta paguaj borxhin ndaj Organizatës Evropiane për siguri ajrore me seli në Bruksel, 'Eurocontrol', e cila ia ndaloi dy linjat më të frekuentuara për këtë kompani atë Shkup-Dyseldorf-Shkup dhe Shkup-Romë-Shkup.

Eurocontroll kërkon nga MAT-i që ta paguaj kamatvonesat në vlerë pre 1 milion e 300 mijë euros, që kjo kompani është dashur ti paguaj për shkak se me vonesë i ka paguar faturat e përdorimit të territorit ajror të Gjermanisë dhe Italisë gjatë viteve 2000 dhe 2001.

MAT thotë se borxhi është vjetruar dhe se kompania nuk është e obliguar ta paguaj, ndërsa thonë se ‘Eurocontrol’ shumë kompanive tjera ua ka falur edhe borxhet e tëra dhe se për kamatat asnjëherë nuk është bërë fjalë.

Rastin MAT e ka paraqitur para gjykatës së arbitrazhit në Bruksel, por i njëjti është deklaruar jo-kompetent. MAT kërkon që vendimi për pezullimin e këtyre dy linjave, të ngrihet deri sa për situatën të jetë epilog gjyqësor.


Nga MAT thonë se edhe pa këtë ndalesë e cila rëndë e dëmton buxhetin e kompanisë, punojnë me humbje për shkak të krizës financiare botërore që ka prekur shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre, emigrantët të cilët çdo herë e më rrallë vizitojnë vendlindjen.

Numri i fluturimeve të realizuar tre muajt e fundit në krahasim më të njejtën periudhë vitin e kaluar është zvogëluar trefish, ndërsa pritet që situata edhe më tej të ndërlikohet.

Për situatën e krijuar ka reaguar edhe ministria për transport dhe lidhje e cila ka kërkuar nga Eurocontrolli zgjidhje të kësaj, por nga atje ka marrë vetëm përgjigjen se MAT-i duhet të inkurajohet, me qëllim të zgjidhjes së situatatës.

Në aero-transportuesin më të madh të Maqedonisë MAT thonë se nuk dinë se kur do të zgjidhet kjo situatë dhe se pse pikërisht në mes të sezonit turistik është ndërmarrë ky vendim, por premtojnë se për të gjithë ata që kanë rezervuar udhëtime nga më herët do të sigurojë vende në kompanitë me të cilat bashkëpunojnë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori