LAJMI I FUNDIT:

2008-a, vit suksesi për OEK-në

2008-a, vit suksesi për OEK-në

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj ka vlerësuar se viti 2008, ishte vit i sukseseve të shumta të këtij institucioni përkundër problemeve ekonomike me të cilat u ballafaqua vendi.

"Sonte jemi këtu së bashku për të përmbyllur me sukses vitin 2008, vit i krijimit të shtetit të Kosovës, vit i kthesave të mëdha në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore. Por edhe vit i shumë sfidave të cilat kanë kërkuar koordinim të aktiviteteve të institucioneve dhe të gjitha shtresave të shoqërisë kosovare", ka deklaruar Beqaj duke folur në manifestimin tradicional të Odës, Darkën Vjetore.

Beqaj ka saktësuar disa nga sukseset e OEK-së gjatë këtij viti.

"Në aspektin e ngritjes së kapaciteteve institucionale, ky vit ka qenë vit më i rëndësishëm për OEK. Oda ka krijuar një identitet të ri institucional duke pretenduar dhe arritur rezultate të konsiderueshme drejt krijimit të një qendre ekselence në fushën e shërbimeve për biznesin dhe për lobimin dhe përfaqësimin e interesave të biznesit. Sot, pas tre vjetësh të menaxhimit të OEK, Kuvendi, Këshilli drejtues dhe stafi i OEK-ut ka arritur të konsolidojë plotësisht OEK në aspektin institucional dhe profesional".


Kryetari i OEK-ut vlerësoi se Oda ka arritur që të jetë pikë referente për investitorë vendorë dhe ndërkombëtar, "adresë a patejkalueshme për adresimin e të gjitha problemeve ekonomike të subjekteve tona dhe të jashtme afariste. Ka arritur të jetë partner konstruktiv i Qeverisë dhe Institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare".

"Falë besimit të krijuar nga ekonomia e Kosovës, mund të ju them me mburrje se sot OEK ka më shumë se 8.000 anëtar, të cilët kontribuojnë në krijimin më shumë se 80% të BPV. Kjo tregon se një organizim i mirëfilltë i biznesit e ka bërë OEK akter kryesor për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për ndikimin në krijimin e politikave ekonomike të volitshme për ekonominë e saj".

Ndërkaq sa i përket vitit 2009 Beqaj ka thënë se viti që vjen për OEK do jetë edhe një vit i sukseseve por edhe i sfidave. OEK do punon për një zhvillim ekonomik, për promovim të investimeve vendore dhe të huaja, për krijim të vendeve të punës, për rritje të konkurrencës së ndërmarrjeve tona brenda dhe jashtë vendit.

"OEK-u do të punon në promovim të Kosovës si Brand me qëllim të ndërrimit të imazhit të Kosovës jashtë, për politika të mirëfillta fiskale, dhe makroekonomike, për profesionalizëm të më tejshëm të Odës në mënyrë që të shndërrohet në organizatë shumë të hapur për bashkëpunim me të gjithë mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës".

Viti 2009 do jetë viti i licencimit të OEK sipas standardeve të ISO-s, i hapjes së Qendrës për mbrojtjen e biznesit, i Qendrës për trajnime, do jetë viti i digjitalizimit të data bazave të OEK, vit i akreditimit të OEK nga akademia e IRU-së dhe i ngritjes së numri të anëtarëve deri në dhjetë mijë, tha kryetari i Odës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori