LAJMI I FUNDIT:

Projekt-marrëveshja energjetike Serbi-Rusi përçan qeverinë serbe

Projekt-marrëveshja energjetike Serbi-Rusi përçan qeverinë serbe

Një projekt-marrëveshje prej miliarda dollarësh mes Serbisë dhe Rusisë ka shkaktuar përçarje në koalicionin qeveritar serb.

Zëvendës Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç dhe Partia e tij Socialiste janë pro idesë që vendi t’i shesë Rusisë kompaninë kombëtare energjetike pa garanci nga Moska se rusët do të ndërtojnë një tubacion energjie përmes Serbisë.

Por Ministri i Ekonomisë Mlladjan Dinkiç dhe anëtarët e partisë së tij G-17 u tërhoqën dje nga ekipi negociues në shenjë proteste ndaj projektmarrëveshjes.

Ata kërkojnë që Rusia të japë garanci për ndërtimin e një tubacioni në të ardhmen. Por zoti Daçiç tha se Beogradi nuk mund të rrezikojë të humbasë mbështetjen e aleates së tij politike si rezultat i kërkesave të tilla.


Në bazë të marrëveshjes që u bë publike disa muaj më parë, Serbia do t’ia shesë paketën kontrolluese të monopolit të saj të naftës NIS gjidandit rus të gazit natyror, Gazprom. /voa/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori