LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet Memorandum në mes OST-ve

Nënshkruhet Memorandum në mes OST-ve

Sot në Tiranë, në takimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit , në mes të Operatorëve të Sistemeve Transmetuese (OST) të Palëve Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, për themelimin e Zyrës së përbashkët rajonale për Alokim të Koordinuar të kapaciteteve transmetuese interkonektive (Coordinated Auction Office). Nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë edhe nga Operatori i Sistemit Transimsionit dhe Tregut (KOSTT) ndërkaq Operatori i Serbisë, i motivuar politikisht, ka refuzuar të nënshkruaj atë nga fakti se KOSTT ka qenë në mesin e palëve nënshkruese .

“KOSTT, së bashku me shumicën e operatorëve rajonal, sot ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit, çka konsiderohet një arritje e madhe e KOSTT në procesin e integrimeve rajonale. Operatorët tjerë kanë paralajmëruar nënshkrimin e Memorandumit, përveç Operatorit serb që ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë”, thuhet në një njoftim zyrtar të KOSTT-it.

Ky proces është konsideruar të jetë një arritje e madhe për vendet e rajonit në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike dhe integrimit në tregun e brendshëm të BE-së.

“Memorandumi ishte dhe vazhdon të jetë i hapur për nënshkrim nga të gjitha OST-të e regjionit, me çka palët nënshkruese shprehin përkushtimin për themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Alokim të Koordinuar të kapaciteteve interkonektive transmetuese”.


Tutje në njoftimin e KOSTT-it thuhet se, kjo formë e dhënjes të së drejtës për shfrytëzimin e kapaciteteve interkonektive (kufijtë teknik të sistemit), më parë ishte bërë obligative për palët nënshkruese sipas vendimit të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, përderisa parashihet se themelimi i një zyre regjionale do të lehtësonte dhe optimizonte procedurën e alokimit dhe vetë procesin e shfrytëzimit të interkoneksioneve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Kalo në kategori