LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i bakrit mbylli “Buçim”-in

Çmimi i bakrit mbylli “Buçim”-in

Ndërprerje të prodhimtarisë në minierën e vetme për bakër në Maqedoni "Buçim", prej Vitit të Ri, paralajmëroi kompania ruse "Solvej", e cila ekonomizon minierën.

Lajmin sot e publikoi gazeta "Utrinski vesnik" e Shkupit, duke shtuar se 460 minatorë nisen në shtëpi, ndërsa në punë do të mbeten vetëm tetëdhjetë të punësuar për shkak të mirëmbajtjes.

Arsyet për gjendjen e këtillë qëndrojnë në çmimin jashtëzakonisht të ulët të bakrit në bursat botërore.

Udhëheqësia dhe Sindikata janë në kuvendim të vazhdueshëm dhe pritet që së shpejti në pajtim me Marrëveshjen kolektive, t`i përfundojnë negociatat lidhur me kriteret rreth asaj se cilët persona do të ngelin në punë, e cilët do të shkojnë në shtëpi, shkruan gazeta.


"Siç qëndrojnë punët, nuk shikojmë rrugëdalje tjetër përveçse t`i vendosim dry derës dhe të presim kohëra më të mira për bakrin. Sot çmimi i bakrit në bursën botërore është më i ulët në dekadën e fundit dhe arrin vetëm 3.150 dollarë për një ton. Ndërsa gjithçka nën 4000 dollatë është punë me humbje", shprehet Nikollajço Nikollov, zëvendës-drejtor i përgjithshëm.

Ai thekson se në tërë situatën nuk mund të ndihmojë as shteti, meqë nuk ka fuqi për të ndikuar pozitivisht në gjërat.

"Nëse e mbyllim minierën, që është mësa e sigurtë, tashmë prej Vitit të Ri, të punësuarve do t`u paguajmë nga një rrogë si kompensim, si dhe dy rroga në rolin e afatit të përjashtimit që doemos duhet ta respektojmë", pohon Nikollov.

Menaxhmenti është i vetëdijshëm se zgjidhja më e mirë është që miniera të punojë, por për këtë nuk ekziston kurrfarë mundësie.

Sipas Nikollovit, menaxhmenti ka qenë i vetëdijshëm se zgjidhja më e mirë është miniera të punojë, por për këtë nuk ka ekzistuar kurrfarë mundësie.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori