LAJMI I FUNDIT:

Ultimatum për 44 euro

Ultimatum për 44 euro

Si pasojë e mospagesës së 44 eurove për punëtorët e Qendrave të Mjekësisë Familjare (QMF-ve), të mërkurën në Prishtinë është mbledhur Këshilli i Jashtëzakonshëm Kombëtar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.

Vendimi i Këshilli Kombëtar është se, nëse deri të hënën, më 15 dhjetor, nuk bëhet pagesa e 44 eurove për punëtorët e qendrave të mjekësisë familjare, atëherë më 16 dhjetor, të martën, do të mblidhet në ora 12:00 Këshilli Kombëtar për të vendosur fillimin e grevës në të gjitha institucionet shëndetësore publike të Republikës së Kosovës.

Në takimin e Këshillit Kombëtar kanë qenë të ftuar edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe është autorizuar nga sekretari i përhershëm, për të marrë pjesë në takim, Dr. Curr Gjocaj, drejtor i departamentit të shërbimeve shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë shprehur indinjatën e tyre, dhe kanë kërkuar edhe përgjegjësi politike për moszbatim të marrëveshjes.

Asllan Bajrami, kryetar i FSSHK-së, ka theksuar se " Marrëveshja nuk përcakton burimin e të hyrave për punëtorët e QMF-ve, dhe as nuk jemi marrë vesh që 44 eurot të jenë shujtë. Ne kemi premtime të vazhdueshme nga Ministria e Shëndetësisë për zbatim të marrëveshjes por kjo nuk ka ndodhur. Ne sot duhet të marrim një vendim për të përshkallëzuar aktivitetin tonë sindikalë, pra zhvillimin e grevës, nëse brenda një afati të caktuar nuk përmbushet marrëveshja e 14 tetorit".


Ndërsa, Curr Gjocaj ka arsyetuar vonesën e kryerjes së pagesës, duke thënë se vonesa e pagesës është vetëm për arsye teknike dhe " po punojmë vazhdimisht për realizimin e saj".

Nënkryetari i FSSHK-së, Jair Mulolli, është shprehur se gjatë takimeve të grupeve punuese, as kryeministri as ministri nuk e kanë paraqit si problem mungesën e mjeteve financiare.

" Vendimi i Këshillit Kombëtar ka qenë unanim dhe, nëse deri të hënën nuk realizohet marrëveshja, atëherë kërkesat e sindikatës do të jenë edhe politike. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për moszbatimin e marrëveshjes", tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori