LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët në tregun e sigurimeve të Kosovës, përmes INSIG-ut

Amerikanët në tregun e sigurimeve të Kosovës, përmes INSIG-ut

Zëvendësgurvenatori i Bankës Qendrore, Nexhat Kryeziu, tha se ende nuk kanë njoftim zyrtar për ndërrimin e pronarit të kompanisë INSIG, nga kompani shtetërore shqiptare nën pronësi të kompanisë amerikanë "American Reserve Life Insurance. Sipas tij, hyrja në treg e kompanive të fuqishme është e mirpritur, sepse stimulon konkurencën në Kosovë, duke ndikuar drejpërdrejtë në ofrimin e produkteve më të mira për qytetarët e Kosovës.

Kjo është hera e tretë, që kompani të njohura ndërkombëtare në fushën e sigurimeve, depërtojnë në tregun e Kosovës përmes kompanive nga Shqipëria, të cilat kanë depërtuar mirë në vendin tonë.

Para Insig-ut pjesë të madhe të aksioneve patën shitur kompania Sigal, tek kompania austriake Viena Insurance Group dhe kompania Sigma.

Kompania "American Reserve Life Insurance", e cila do të jetë pronare e ardhshme e shoqërisë të sigurimeve, INSIG, e cila përvec se në Shqipërisë zotëron një pjesë të mirë të tregut në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, dhe është shitur në një shumë prej 41 milionë eurosh.


“American Reserve Life Insurance Company”, (ARL) zotëron 100 për qind të of Liberty Bankers Life Insurance Company. ARL-ja zotërohet plotësisht nga Heritage Guaranty Holdings, Inc. dhe siguron risigurime dhe mbështetje financiare për filialet e saj të sigurimit të jetës. Ajo u themelua më 1922-shin dhe u ble më 1999-n nga “American Reserve Group”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori