LAJMI I FUNDIT:

Japoni, gjiganti “Sony” shkurton 8 000 vende pune

Japoni, gjiganti “Sony” shkurton 8 000 vende pune

Gjiganti japonez i elektronikës "Sony" njoftoi papritur sot një plan të gjerë ristrukturimi që parashikon një zvogëlim të investimeve dhe shkurtimin e 8 000 vendeve të punës, nga 160 000 që ka aktualisht, për të përballuar pasojat e krizës botërore në veprimtaritë e saj qendrore.

Kompania deklaron se shpreson të sigurojë 100 miliardë jenë ose 833 milionë euro të ardhura falë masave të ndryshme që përfshijnë edhe një zvogëlim të investimeve të parashikuara fillimisht.

Sony do ta shtyjë rritjen e parashikuar të prodhimit të televizorëve me ekran me kristale të lëngshme, LCD, në Evropë, për shkak të uljes së kërkesës.

Në krahasim me planin fillestar afatmesëm, gjigandi do të zvogëlojë me 30 për qind investimet e parashikuara për vitin e ardhshëm buxhetor (prill 2009-mars 2010) në prodhimin e aparateve dhe të përbërësve elektronikë.


Mbyllja e dy uzinave jashtë vendit, ndër të cilat ajo që prodhon shirita manjetikë në Dax të Francës, bën gjithashtu pjesë në masat urgjente të njoftuara sot.

Soni është goditur nga një pasojë e dyfishtë e krizës ekonomike, nga rritja e jenit, që dobëson pozitën e tij në konkurrencë dhe nga ngadalësimi i shitjes së produkteve elektronike.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori