LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Bankës Qendrore Evropiane, nuk pritet të ketë ndikim në Kosovë

Vendimi i Bankës Qendrore Evropiane, nuk pritet të ketë ndikim në Kosovë

Dy ditë ma parë Banka Qendrore Evropiane, uli normat e interesit në minimum historik, në 2.5 përqind, ndërsa Banka Anglisë shkoi më tej, duke e çuar atë në 1 përqind. Sipas drejtorëve të dy bankave në Kosovë, NLB Prishtina, Albert Lumezi, dhe Bankës Kombëtare Tregtare, Spiro Brumbulli, për shkak të krizës globale, nuk pritet ulja e kamatave të kredive në Kosovë.

Ulja historike e normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, Bankës së Anglisë dhe bankave tjera qendrore në të gjithë botën, me qëllim stimulimin e huamarrjes dhe veprimeve ndërbankare për të dalë nga recensioni ekonomik, ku këto vende kanë rrëshqitur, nuk pritet të ketë ndonjë efekt ne tregun e huamarrjve–kredive, në sistemin bankar dhe financiar në Kosovë.

“Ulja e normave të interesit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane dhe bankave qendrore të shumë shteteve nuk pritet të ketë ndonjë efekt në Kosovë. Jemi pothuajse i vetmi vend në regjion i cili nuk i ka rritur kamatat për kredi gjatë kësaj kohe, dhe kjo dëshmon një stabilitet të sistemi bankar dhe financiar në Kosovë. Gjatë kësaj kohe të krizës globale financiare, në Serbi normat e kamatave janë rritur për 2.5 përqind, në Shqipëri 1.5 përqind, etj., ndërsa në Kosovë nuk kanë lëvizur fare”, tha drejtori i NLB Prishtina, Albert Lumezi.

Sipas tij, zvogëlimi në këtë kohë i kamatave për kredi, nuk ka bazë reale pasi edhe pasiva është shtrenjtuar.


Edhe Spiro Brumbulli, drejtor i Bankës Kombëtare Tregtare, BKT, thotë se vështirë se do të ketë ndonjë ndryshim të dukshëm nga kursi që ndjekin bankat momentalisht.

“Këto ulje të normave baze, teorikisht, duhet të ndikojnë në uljen e kostos së grumbullimit te fondeve dhe nga ana tjetër në uljen e çmimit të kredisë. Mirëpo çdo bankë ka politika të caktuara individuale që nuk e detyrojnë me patjetër të ndjekë domosdoshmërisht këtë trend. Çdo gjë varet nga nevoja për fonde dhe nga pozicioni i likuiditetit. Nëse këto janë në nivele të vlerësueshme, atëherë trendi i permendur duhet të zbatohet. Por duke marrë në konsideratë edhe efektet që mund të ketë kriza ekonomike në Kosove gjatë vitit të ardhshëm, mendoj se bankat do të ruajnë pozicionin konservativ që përkon me situatën aktuale dhe vështirë te ketë ndonjë ndryshim të dukshëm nga kursi i tanishëm”, tha drejtori i BKT-së, Spiro Brumbulli.

Sipas tij, ulja e normës se interesit nga BQE është në linjë me përpjekjet globale për të minimizuar efektet e krizës, që filloi si financiare dhe që së fundmi është shëndërruar në krizë ekonomike.

“Shumë ekonomi të zhvilluara janë në recesion, çka flet për fazën më të keqe të ciklit të zhvillimit. Në mënyrë që kjo fazë të lehtësohet nga pasojat, bankat qendrore përpiqen të lehtësojnë huamarrjen dhe të nxisin zhvillimet ndërbankare. Nga ana tjetër, ulja e kostos së parasë jep mundësi për të bërë eksportet më terheqese. Uljet e deritanishme kanë ndikuar qoftë edhe psikologjikisht në drejtimin e duhur, edhe pse efektet është vështirë të maten kur akoma kriza po thellohet. Mungesa e likuiditetit në treg kushtëzon marrjen e masave të tilla. Sidoqoftë, ndërhyrje të tilla të autoritetve monetare qendrore janë pjesë e politikave per uljen e kostos se parase”, tha drejtori i BKT-së.

Tregu bankar në Kosovë është duke u treguar mjaft stabil në këtë kohë të krizës financiare që ka përfshirë gjithë globin, dhe ku shumë banka të mëdha dhe me traditë qindravjeçare, iu është dashur të marrin ndihmë nga shteti për të shpëtuar nga falimentimi.

Ekspertët këtë e shpjegojnë edhe me faktin se mbi 90 përqind të fondeve që disponon sistemi bankar dhe financiarë në vend, vie nga burimet vendore. Depozitat në banka llogariten të jenë 1.4 miliardë euro, ndërsa shumë e kredive rreth 1 miliardë euro. Kreditë janë të dhënë kryesisht në tregun vendor ndërsa kthimi i tyre nga ana e qytetarëve është shumë i mirë, çka dëshmon se sistemi bankar është në gjendje shumë të mirë për momentin. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori