LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore ndërhyn për të mbështetur dinarin

Banka Qendrore ndërhyn për të mbështetur dinarin

Banka Qendrore e Serbisë ka ndërhyrë në tregun e parasë, duke shitur 60 milionë euro, në një përpjekje për të ndalur zhvlerësimin e dinarit, pasi ai arriti në një rekord të ulët historik prej 89.5 dinarë kundrejt 1 eurove.

Pas kësaj ndërhyrjeje, dinari u tregtua me 89 dinarë për një euro.

Ndërkohë Banka Qendrore Serbe njoftoi se po planifikon të përshtasë disa masa të përkohshme gjatë muajit dhjetor, në mënyrë që të nxisë likuiditetin dhe të mbajë bankat me aftësi të lartë paguese gjatë krizës financiare globale.

Sipas këtyre masave, bankat me rritje të aktivitetit të kredisë mbi 15% nuk do të duhet më të rrisin kapitalin, në mënyrë që të arrijnë normat e mjaftueshmërisë së kapitalit.


Sektori bankar në Serbi u godit rëndë në tetor si rrjedhojë e rënies se depozitave, që sipas analistëve vlerësohet të ketë qenë midis 500 milion deri në 1 miliard euro, kryesisht për shkak të frikës se kriza globale e kredive mund të godiste Serbinë .

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Kalo në kategori