LAJMI I FUNDIT:

Raiffeisen Bank rrit kapitalin në 58 milionë euro

Raiffeisen Bank rrit kapitalin në 58 milionë euro

“Që nga fillimi i punës në tregun bankar të Kosovës, Raiffeisen Bank vazhdimisht ka rritur kapitalin e saj duke ia shtuar profitin që ka arritur në vitin paraprak. Në vitin 2007, Raiffeisen Bank ka shënuar një profit rekord prej 14 milionë Euro. Prandaj edhe këtë vit Raiffeisen Bank ka bërë një kërkesë në Bankën Qëndore të Republikës së Kosovës për t’ia shtuar këtë shumë kapitalit ekzistues të bankës”, thuhet në njoftim të kesaj banke.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Raiffeisen Bank për ta rritur kapitalin e saj nga 44 milionë në 58 milionë Euro.

Sipas saj, duke pasur një kapital prej 58 milionë Euro, Raiffeisen Bank në Kosovë vazhdon të jetë banka me kapitalin më të madh në Kosovë.

“Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Revista Finance Central Europe, revistë e njohur e fokusuar në tregjet e Evropës Qëndrore dhe Lindore, e cila e ka ndarë çmimin për Raiffeisen Bank si “Banka më e mirë në Kosovë sa i përket kapitalit 2008”, përfundon njoftimi./Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali

Frutex
Kalo në kategori