LAJMI I FUNDIT:

GM,Chrysler dhe Ford kërkojnë hua nga Kongresi

GM,Chrysler dhe Ford kërkojnë hua nga Kongresi

Tri kompani automobilistike amerikane kanë ripërsëritur thirrjet për ndihmë emergjente duke ia paraqitur planet e biznesit Kongresit.

General Motors kërkon 12 miliard dollarë hua dhe 6 miliard të tjera kredi. Kompania bëri të ditur se i nevojiten së paku 4 miliard këtë muaj për të parandaluar falimentimin. Gjithashtu kjo kompani njoftoi se shkurtojë 30 mijë vende pune më 2012.

Kompania Chrysler po kerkon 5 miliard dollarë hua deri në fund të vitit ndërkaq Ford-i po i bënë thirrje ligjvënësve të ndajnë kredinë 9 miliard dollarëshe.