LAJMI I FUNDIT:

Berluskoni sot në Tiranë, për dy projekte për energjinë

Berluskoni sot në Tiranë, për dy projekte për energjinë

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni rikthehet në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Shefi i qeverisë italiane do të mbërrijë sot në mesditë në Tiranë, ku do të takohet me krerët e lartë të shtetit Presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarin e PS-së dhe kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama.

Në orën 11:00, Berluskoni do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës dhe 20 minuta më pas ai do të jetë në godinën e qeverise. Për 50 minuta dy kryeministrat do të jenë në bisedime kokë më kokë me njëri-tjetrin, ku pika më thelbësore e vizitës së shefit të qeverisë italiane dhe bisedës së tyre është nënshkrimi i disa marrëveshjeve energjetike me vendin tonë.

Në mesditën e sotme, Kryeministri Berisha dhe i ftuari i tij, Silvio Berluskoni do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në të cilën do të bëhen publike edhe detajet e marrëveshjeve të nënshkruara mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare.

Integrimi i Shqipërisë pritet të jetë një tjetër temë e nxehtë e kërkuar nga Tirana zyrtare. Nga pala italiane pritet që të rikonfirmohet mesazhi për Shqipërinë nga vizita disa orëshe e shefit të qeverisë italiane në Tiranë.


.Italia po vuan nga kërkesa e lartë për konsum të energjisë elektrike, ndërsa furnizuesi kryesor i saj mbetet Franca. Nisur nga situata gjeopolitike me Rusinë për gazin e lëngshëm dhe me vendet ku Italia importon energji elektrike me çmime tepër të larta, e bën planin për ndërtimin e centralit nuklear në Shqipëri tepër tërheqës. Në parim palët kanë rënë dakord që financimi i projektit do të merret parasysh nga pala italiane.

Por italianët nuk "duan" vetëm nuklearin, i konsideruar "mollë e ndaluar" për ta që në ‘87-ën, falë referendumit. Kompania ENEL ka lidhur një kontratë me qeverinë shqiptare për ndërtimin e dy termocentrale në pjesën bregdetare të Durrësit, ku fuqia transmetuese e energjisë elektrike mendohet të jetë rreth 1600 megavat.

Të tjera projekte po në sektorin e energjisë elektrike lidhen me zonat në perëndim të vendit, duke nisur me Lezhën e deri në Llogora, ku parashikohet të ndërtohen disa parqe ekologjike me vlerë investimi gjysmë miliardë euro.

Projekte gjigante në fushën e energjisë, duke përfshirë dhe centralin më të madh elektrik me erë, do të firmosen sot në tavolinën diplomatike.

Përveç ekonomisë, në axhendë edhe çështja e emigracionit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori