LAJMI I FUNDIT:

ProCredit Bank sërish shpërblehet si banka më e mirë në Kosovë

ProCredit Bank sërish shpërblehet si banka më e mirë në Kosovë

ProCredit Bank është shpallur “Banka më e mirë e vitit 2008” nga revista më prestigjioze e grupit Financial Times, “The Banker” me seli në Londër të Britanisë së Madhe. Përveç kësaj, çmimin “Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2008”, ProCredit Bank e morri edhe nga revista e njohur britanike “Finance Central Europe” çmim ky i ndarë për të tetin vit me radhë.

Bazuar në një njoftim zyrtar të bankës, ProCredit Bank u nderua me këto dy çmime në bazë të rritjes së aseteve, rritjes së profitit, strategjisë afatgjate të bankës, ofrimit të shërbimeve për klientë dhe implementimit të teknologjive më të reja që ekzistojnë sot në tregun bankar të Kosovës.

Vlerësimet e tilla të bëra nga këto dy institucione botërore dhe me reputacion të njohur siç është “The Banker” dhe "Finance Central Europe" janë çmuar lart edhe nga menaxhmenti i ProCredit Bank-ës.

“Ne jemi krenar që banka jonë ka fituar shpërblimet si banka më e mirë në Kosovë për vitin 2008 nga këto dy revista të njohura ndërkombëtare. Këto dy shpërblime ne i shohim si shtytje për të vazhduar ndërtimin e një institucioni solid i cili mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Me një ekspertizë të fuqishme të menaxhimit të riskut kreditor dhe politikës kreditore ne synojmë në një zhvillim stabil të bankës dhe me një shkallë të lartë të besueshmërisë” tha Philip Sigwart drejtor gjeneral i ProCredit Bank-ës.


Ndryshe, ProCredit Bank, në mënyrë te suksesshme përmbylli bilancin e gjendjes në muajin Shtator, me total të aktives (aseteve) prej 650 milion euro.

Depozitat e klientëve të ProCredit Bank-ës, kanë arritur shumën prej 564 milion Euro që edhe më tutje vërteton reputacionin e të qenit banka më e besuar dhe më stabile në vend duke ofruar qasje dhe mënyrë shumë të kuptueshme dhe transparente të të kursyerit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori