LAJMI I FUNDIT:

SHBA:Industria e prodhimit të makinave në pritje të ndihmës

SHBA:Industria e prodhimit të makinave në pritje të ndihmës

Tre prodhuesit e mëdhenj të makinave në Detroit -- General Motors, Ford dhe Chrysler – kanë afat deri më 2 dhjetor për t’i paraqitur Kongresit një plan ku të tregojnë se si do ta përdorin paketën e kredive emergjente prej 25 miliard dollarësh.

Por ligjvënësit dhe përfaqësues të biznesit nuk kanë shumë besim se menaxherët e tanishëm të këtyre kompanive mund të sjellin ndryshime rrënjësore në këtë industri duke sjellë novacione apo përmirësuar cilësinë.

Shitësi i makinave Xhek Fixherald është i indinjuar ndaj tre kompanive të mëdha. Fitxherald, i cili merret me këtë punë prej 40 vjetësh, shtron pyetjen se përse ishte Japonia dhe jo Detroiti ajo që nxori e para në treg makinat hibride dhe ato elektrike.

Zoti Fixherald,një tregtar që merret me shitjen e makinave, indinjohet për faktin që tre kompanitë e humbën dominimin që kishin në treg duke lejuar konkurrentët e tyre japonezë të dilnin në vend të parë në tregun global. Fitzgerald thotë se Detroiti mund të hyjë përsëri në lojë vetëm nëse prodhon makina me cilësinë më të lartë në botë.


"Përse t’i mbyllim uzinat kur ne kemi teknikët më të mirë në botë. Ne mbyllim uzinat tona kurse të tjerët vijnë këtu për të hapur uzina të tyret." – thotë ai.

Zoti Fixherald është dakord me ata ligjvënës që besojnë se ekzekutivët e tre kompanive mund të mos jenë të aftë për ta ndalur rënien e kësaj industrie. Ata e ekspozuan veten ndaj kritikave kur i kërkuan ndihmë Kongresit./WOA/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori