LAJMI I FUNDIT:

General Motors paralajmëroi shitjen e pasurive të patundshme në Evropë dhe SHBA

General Motors paralajmëroi shitjen e pasurive të patundshme në Evropë dhe SHBA

Gjigandi amerikan i autmobilave "General Motors" të cilit i kanoset bankrot, paralajmëroi se së shejti do të fillojë me shitjen e pasurive të tij të patunshme në Evropë dhe në SHBA, me qëllim që në këtë mënyrë ta rregullojë situatën e palakmueshme financiare.

Organet drejtuese të "General Motors", kanë njoftuar se në dhjetor do të shesin një pjesë të ndërtesave të saj në Evropë vlera e ti cilave vlerësohet në rreth 200 milionë euro ose 257 milionë dollarë.

"General Motors", gjithashtu planifikon së shpejti përmes një oferte ankandi ta shesë ndërtesën në Detroit, vlera e të cilës është vlerësuar rreth 500 milionë dollarë.

Çmimet e pasurive të patundshme në SHBA gjatë vitit të kaluar u ulën në rreth 5 për qind, kështu që sipas vlerësimeve kompanisë me shitjen e ndërtesës së tij administrative me siguri mund të marrë një vlerë shumë më modeste se vlera reale e objektit.


Drejtori i përgjithshëm i "Genral Motors" Rick Wagner para dy javëve në Kongresin amerikan tha se nëse menjëherë nuk merr ndihmë financiare qeveritare, kompania e tij me siguri do të shpallë bankrot në fillim të vitit të ardhshëm.

Wagner konformoi se bankroti i "General Motors" mund ta kushtojë fuqinë e parë ekononmike botërore, humbje prej rreth 2,5 milionë vende pune.

Ndërkohë presidenti i sapozgjedhur amerikan Barak Obama nga Kongresi kërkoi ndihmë urgjente dhe vëllimore për industrinë automobilistike të vendit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Kalo në kategori