LAJMI I FUNDIT:

Investimet në Bullgari zvogëlohen për një miliard euro

Investimet në Bullgari zvogëlohen për një miliard euro

Investimet në Bullgari momentalisht janë zvogëluar për një miliard euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, që është rezultat i krizës botërore financiare, por edhe i vendimit të Bashkimit që financiarisht ta ndëshkojë Bullgarinë.

Këtë e deklaroi ministri bullgar i Ekonomisë dhe Energjetikës Petar Dimitrov, i cili shtoi se "është befasuar nga bllokimi i 220 milionë eurove për Bullgarinë, nga ana e Komisionit Evropian".

Sipas Dimitrovit, këto mjete nuk janë "fatale" për Bullgarinë, meqë vendi ka gjashtë miliardë euro investime të pastërta të huaja, por vendimi ndikon mbi imazhin e shtetit.

"Ne nuk u bëmë anëtar të Bashkimit vetëm që të udhëtojmë, por edhe të fitojmë solidaritet", është kategorik ministri. /Makfaks/