LAJMI I FUNDIT:

Japan Tobacco, zyrtarizoi hyrjen e saj në Maqedoni

Japan Tobacco, zyrtarizoi hyrjen e saj në Maqedoni

Menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompani për Ballkanin perëndimor Kristijan Kring, tha se Japan Tobacco International si kompani me rritje më të madhe në botë ka ardhur në Maqedoni që të investojë dhe ta zhvillojë biznesin edhe në tregun vendas.

"Japan Tobacco International planifikon ta zgjerojë ofertën e saj me emra të rinj për një afat shumë të shkurtër. Të ardhurat për vitin e ardhshëm planifikohet të arrijnë në 10 milion euro. Ne jemi krenar që kemi ardhur në Maqedoni dhe planifikojmë që në periudhë afatgjate ta zhvillojmë biznesin tonë. Ndërsa prezantimi i brendit tonë në treg, Qeverisë maqedonase do t’i sjellë 6.08 milion euro në 12 muajt e ardhshëm", deklaroi Kristijan Kring, menaxher i përgjithshëm i JTI.

Konsumatorët e duhanit në Maqedoni për herë të parë do të kenë mundësi ta blejnë cigaret Winston, cigare e cila është e dyta për nga shitja në botë. Brendi i cigareve Winston daton që nga viti 1954. Japan Tobacco International prodhon 3 nga 5 emrat e njohura botërore të cigareve Winston, Mild Seven dhe Camel.