LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore kroate rishikon rënie ekonomike

Banka Qendrore kroate rishikon rënie ekonomike

Rritja e PBB-se së Kroacisë pritet të ngadalësohet 2% gjatë vitit 2009, kundrejt një rritjeje të parashikuar prej 3.3% gjatë vitit 2008, ka pohuar Guvernatori i Bankës Qendrore Zeljko Rohatinski.

Gjatë vitit 2007, rritja ekonomike e vendit ishte 5.6%. Për më tepër, Rohatinski pret që inflacioni vjetor në vend të jetë 3.5% në 2009-ën kundrejt një norme të parashikuar prej 6.2% ne 2008-ën. Në 2007, inflacioni vjetor i Kroacisë ishte 2.9%.

Bankieri qendror vlerëson se deficiti i llogarisë korente do të bjerë ne 9.2% të PBB-së në 2009-ën, kundrejt një parashikimi prej 10% të PBB-së në 2008-ën, kryesisht për shkak të krizës financiare. Deficiti i llogarive korente i vendit ishte 8.6% e PBB-së në 2007-ën.

Rohatinski shtoi se borxhi i huaj i Kroacisë pritet të arrijë 89% e PBB-së në 2009-ën, kundrejt 88.2% të PBB-së në 2008-ën.


Ai shtoi se ‘në mënyrë që të mbajnë burimet financiare të vendit, banka qendrore do t’i kërkojë qeverisë të shtyje liberalizimin e flukseve të kapitalit, që ishte planifikuar të ndodhte vitin e ardhshëm.’