LAJMI I FUNDIT:

Greqi, Ekonomia ne recension vitin qe vjen

Greqi, Ekonomia ne recension vitin qe vjen

Banka UBS duket shumë pesimiste rreth perspektives së ekonomisë greke vitin në vijim. Duket se ekonomia po hyn në një fazë recensioni, teksa Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) mund të bjerë, deficiti i llogarive korente do të zgjerohet si dhe mund të ketë një ngadalësim të kërkesës konsumatore.

“Ne ende presim që ekonomia greke të rritet mbi mesataren evropiane, por kemi marre parasysh dhe një skenar rreziku, që rritja të jetë shumë e ulët.”

Kohët e fundit, Komisioni Evropian e ka projektuar rritjen e Greqisë në 2.5% për vitin që vjen, krahasuar me mesataren e eurozonës prej 0.1%, ndërsa projekti i buxhetit 2009 e ka vendosur objektivin e rritjes në 1.8%.

UBS argumenton se normat e larta të rritjes në Greqi gjatë viteve të kaluara, erdhën kryesisht nga kërkesa e brendshme, dhe kjo ishte e nxitur nga normat e larta të huamarrjes së sektorit privat.


“Në mjedisin aktual sfidues për fonde dhe shtrengimin e kushteve të kredisë, ne besojmë se panorama për rritjen e konsumit të nxitur nga borxhi po përkeqësohet.”

Nga ana tjetër, ende ka 40 miliard euro nga fondet e BE-së për t’u investuar deri ne 2013, çka mund të mbështesë investimet publike dhe rritjen e konsumit.
Përfundimisht, sistemi bankar, pavarësisht se është i shëndetshëm, është i rrezikuar në mënyrë domethënëse ndaj rreziqeve të tregjeve të vendeve në zhvillim.