LAJMI I FUNDIT:

Kriza, KE: OK planit 200 miliardë eurosh

Kriza, KE: OK planit 200 miliardë eurosh

Komisioni Evropian i hap rrugën planit të masave prej 200 miliardë eurosh për të përballuar krizën ekonomike dhe atë financiare.

"Është një përgjigje pa precedente për një krizë pa precedente", deklaroi presidenti i Komisionit, Josè Manuel Barroso.

Gjatë një konference për shtyp, ku ka ilustruar pikat e planit, presidenti i KE-se deklaroi se nga 200 miliardë euro, 170 miliardë do të vihen në dispozicion të Shteteve anëtare, ndërsa pjesa e mbetur do të jetë nga bilanci i BE-së.

"Masat që shtetet anëtare do të aprovojnë mund të mos jenë të njëjta, por ato duhet të jenë të koordinuara", u shpreh Barroso.


Nga ana e tij, komisari i BE-së për Çështjet Ekonomike, Joaquin Almunia, theksoi se pakti i stabilitetit dhe i rritjes do të aplikohet me mjaft fleksibilitet.