LAJMI I FUNDIT:

BERZH: Rritja ekonomike në Evropën Juglindore, do ulet

BERZH: Rritja ekonomike në Evropën Juglindore, do ulet

Ekonomitë e vendeve ku vepron Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjatë 2009 do të ngadalësohen ndjeshëm për shkak të krizës globale financiare.

Raporti shqetësues mbi ndikimin ndjeshëm në krizë globale në Rajon publikohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Raporti i tranzicionit i BERZH për 2008 parashikon që në përgjithësi se në vendet ku vepron kjo bankë rritja ekonomike do të ulet nga 6.3 % që është aktualisht në 3% në 2009.

Në një kapitull të veçantë mbi ndikimin e krizës globale të kredive në rajon raporti thotë se përkeqësimi në të gjithë mjedisin financiar mund të rezultojë në një kontraktim të zgjatur dhe të rëndësishëm të tregut të kredive.


Raporti thotë se ka faktorë të ndryshëm që mund të ndihmojnë rajonin për të parandaluar këtë skenar pesimist. Këtu përmendet rënia e nivelit të borxheve të qeverive që nga viti 2000 duke i dhënë më shumë fleksibilitet politikave qeveritare.

Zyrtarët e BERZH shprehin shqetësimin se ngadalësimi i ritmeve ekonomike do të zbusë kërcënimin e inflacionit, ndërsa stabiliteti i sistemit bankar duhet të kthehet në prioritet të të gjitha qeverive të Rajonit.

Erik Berglof Drejtor i Zyrës Ekonomike të BERZH shprehet se “mosndërprerja e rritjes ekonomike në rajon gjatë fazave të para të krizës ishte tregues për arritjen e reformave, por tani Rajoni i përballur me një atmosferë ndërkombëtare shumë pak dashamirëse me largimin e kapitalit nga tregjet në zhvillim, mungesë oreksi për rrezik si dhe me recension në ekonomitë kryesore do të provojë qëndrueshmërinë e vendeve në tranzicion.

Në BERZH marrin pjesë 61 shtete dhe organizata ndërkombëtare.