LAJMI I FUNDIT:

Britania njofton paketën e shpëtimit ekonomik

Britania njofton paketën e shpëtimit ekonomik

Qeveria britanike ka njoftuar se do të marrë hua prej disa miliarda dollarësh për të financuar shkurtimet në taksa në përpjekje për të neutralizuar efektet negative të recesionit.

Ministri i Financave Alistair Darling tha se kjo paketë stimuluese do të kap vlerën e 30 miliardë dollarëve.

Një element kyç është pakësimi i përkohshëm në taksat e shitjeve nga 17.5 për qind në 15 për qind.

Por vitin e ardhshëm huatë e marra nga qeveria do të rriteshin në tetë përqind të GDP-së dhe do të ketë rritje taksash për ata që kishin të ardhura të larta pas zgjedhjeve të ardhshme të cilat duhen mbajtur në mesin e vitit 2010.


Konservatorët e opozitës thanë se paketa konsiderohej si një predhë e madhe e pashpërthyer taksash në një rrigjallërim të ardhshëm ekonomik.