LAJMI I FUNDIT:

BSPK mbështet Ruzhdi Morinën, për anëtar të bordit të Trustit

BSPK mbështet Ruzhdi Morinën, për anëtar të bordit të Trustit

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se kandidati Ruzhdi Morina i përzgjedhur nga Qeveria për anëtar të Bordit të Trustit Pensionalë, ka mbështetjen e tyre.Por anëtarë të Parlamentit të Kosovës kanë shfaqur mospajtim për emrat e anëtrave të bordit dhe super rrogat e mëdha që parashihen për ata, 9 mijë euro në muaj.

BSPK-ja si subjekt legal dhe i dëshmuar në përfaqësimin e interesave të punëtorëve e mbështet dhe angazhohet që Ruzhdi Morina të zgjidhet anëtar i Bordit të TKPK-së, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate.

Sipas saj, BSPK e mbështet, Morinën duke u bazuar në punën e tij të vazhdueshme në këtë instititucion, në mbrojtje të interesave të punëtoreve, dhënies së asistencës profesionale BSPK-së dhe kualifikimet e tij profesionale.

“Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës është një model modern i menaxhimit të fondeve pensionale dhe padyshim shumë i rëndësishëm për punëtorët dhe shoqërinë në tërësi. Bazuar në këtë, jemi shumë të interesuar që të japim kontributin tonë në përfaqësimin e interesave të punëtorëve në pajtim me ligjin në Bordin e TKPK”, vijon tutje njoftimi. /Telegrafi/