LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani për Tiranë, tani nën 100 euro bileta

Aeroplani për Tiranë, tani nën 100 euro bileta

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), me qëllim të uljes së çmimit të biletave për Tiranë dhe vendeve tjera të regjionit, prej kësaj jave do ta heqë taksën për udhëtarë në vlerë prej 20 euro. Këtë pritet ta bëjë edhe Aeroporti i Tiranës, i cili ka taksë për udhëtarë në vlerën prej 16 eurove, që do të çojë në uljen e biletës prej 30 për qind.

Aktualisht, bileta kthyese për Tiranë kushton deri në 125 euro, shkuarje-ardhje.

Merret vesh se për të hyrë në fuqi heqja e taksës për udhëtarë, pritet nënshkrimi i një udhëzimi administrativ nga ana e ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmi Limaj.

Drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa, deklaroi se aeroporti është i gatshëm të heqë taksën me qëllim uljen e çmimit të biletave me regjionin.


“Ne jemi të interesuar të shpeshtojmë linjën aktuale prej aeroportit të Prishtinës dhe aeroporteve të tjera në largësi prej 200 kilometrave, me qëllim të shpeshtimit të linjave dhe të numrit të udhëtarë e”, tha për telegrafi.com, drejtori i ANP-së Agron Mustafa.

Aktualisht në ANP, nuk ka asnjë linjë me vendet e rajonit, përveç Tiranës, me të cilën ka fluturime dy herë në ditë me kompaninë “Belle Air”. /Telegrafi/