LAJMI I FUNDIT:

Serbia dhe Rusia do të bisedojnë për marrëveshje energjetike

Serbia dhe Rusia do të bisedojnë për marrëveshje energjetike

Në Moskë sot fillojnë bisedimet dyditëshme mes Serbisë dhe Rusisë për marrëveshje energjetike mes dy vendeve, infromuan mediat serbe.

Delegacioni shtetëror serb, i udhëhequr nga zëvendëskryeminsitri Ivica Daçiq do të bisedojë me ministrin rus për Mbrojtje Civile, Situata të Jashtëzakonshme dhe Mënjanimin e Pasojave nga Katastrofat Natyrore, Sergej Shojgu.

Daçiq paraprakisht deklaroi se marrëveshja energjetike nuk do të nënshkruhet gjatë vizitës në Moskë, por është e mundur ajo të nënshkruhet deri në fund të vitit.

Marrëveshja energjetike është e përbërë prej tri pjesëve: ndërtimi i pjesës së gazpërçuesit prej 400 kilometrash "Pjesa jugore" në territorin e Serbisë, përfundimi i ndërtimit të burimeve nëntokësore të gazit "Oborri i Banatës" dhe blerje e 51 për qind të aksioneve të kompanisë së "Industrisë së naftës në Serbi" (NIS) nga ana e "Gazpromneft".


Nëse marrëveshja nënshkruhet, në Serbi do të rrjedhë gaz deri në vitin 2015, kurse të ardhurat nga taksa tranzite do të jenë prej 200 deri në 250 milonë dollarë në vit. /mia/