LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore pritet të rrisë përqindjet e interesit

Banka Qendrore pritet të rrisë përqindjet e interesit

Ndër ekonomistët është ndezur diskutimi për politikën e përqindjeve të Bankës Qendrore Evropiane.

Në përgjithësi pritet, që Banka Qendrore Evropiane në takimin e saj të ardhshëm, të enjten e kësaj jave të shpallë një rritje përqindjesh prej së paku një çerek pike procentuale, për të zbutur inflacionin.

Ata shohin ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vetëm në një rritje prej pak nën 2 përqind, nga ana tjetër jo pak ekonomistë paralajmërojnë, se përqindjet në rritje do të mund të frenonin në mënyrë të panevojshme konjunkturën.